Qeveria do ndërmarrë një nismë të çuditshme. Në kuadër të paktës mjekësore të kontrollit bazë, do të bëhet edhe teste për depresionin. Fondi i Sigurimeve ka parashikuar teste për të gjithë poullatën që do kryejë këtë kontroll.
Depresioni është një sëmundje mendore që shoqërohet me disabilitet dhe rënie të cilësisë së jetës së përsonave që e vuajnë. Gjithashtu, depresioni bart barrë të rëndë sociale dhe ekonomike për shkak të disabilitetit direkt dhe indirekt që shkakton.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1999 kreu një studim për të krahasuar të gjitha sëmundjet mendore, ku doli se depresioni zinte vendin e katërt si shkak i paaftësisë shëndetësore dhe u parashikua se në vitin 2020 depresioni do të renditet i dyti pas sëmundjeve kardiake, si shkaktar i paaftësisë dhe disabilitetit.
Objektivi është të mundësojë programin e kontrollit, të zbulojë, të fusë në rrugën e trajtimit të specializuar dhe të monitorojë ecurinë e pacientëve që vuajnë nga depresioni.