Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku gjatë një debati për ndryshimet e fundit në median shqiptare, rrëfeu atë se çfarë ndodhte te qeveria “Berisha” dhe PD-ja para vitit 2013. Marku në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, pasi shprehur kritika për sjelljen e qeverisë së sotme ndaj medias opozitare, theksoi se Berisha dhe PD nuk janë për t’u lavdëruar në këtë aspekt.
“Është shqetësuese gjendja e medias. PD dhe Berisha ndaj mediave nuk është për t’u lavdëruar, në kuptimin që ka pas shumë probleme me median. Ta zëmë njëlloj qëndrimi që unë nuk e kam pranuar kurrë dhe që e kam refuzuar ka qenë, bojkotimi i mediave që i konsideronte armiqësore. Unë në mënyrë demostrative, për të reflektuar aderimin tim në botën e mediat edhe duke qenë aty, kam shkuar në të gjitha në mënyrë demostrative, në të gjitha televizionet që konsideroheshin armike.
Majlinda Bregu kishte dhënë urdhër, që sot është “opozitare e madhe”, kishte dhënë urdhër që të mos shkonte asnjë deputet i PD-së as te “Vizion+”, as te “Top Channel”, erdhi një moment që bojkotuan dhe Blendi Fevziun te “Opinion”. Kishin një qasje shumë, shumë perverse, për të sabotu mediat”, u shpreh Marku.