Hillary Clinton nuk ka ndërmend të dorëzohet nga ambicia për t’u zgjedhur Presidente e SHBA. Mediat britanike raportojnë se ish-zonja e parë do të tentojë sërish garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë, pasi humbi përballë Donald Trump më 8 nëntor. Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë Clinton, ku ish zonja e parë amerikane i ftoi miqtë e saj në shtëpinë në Uashington ajo u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës.”Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke ngritur gotën e verës për dolli, raporton Daily Mail.