Lëvizjet populiste që po fitojnë terren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe vende të tjera do të pengojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, deklaroi mbrëmë “Transparency International” pasi publikoi indeksin vjetor të korrupsionit.
“Në vendet me liderë populistë apo autokratike, ne shpesh shohim zbehjen e demokracisë dhe një model shqetësues të përpjekjeve për të goditur shoqërinë civile, lirinë e shtypit dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, tha kryetari i “Transparency International”, Jose Ugaz.
“Vetëm kur ka liri të shprehjes, transparencë në të gjitha proceset politike dhe institucione të forta demokratike mundet që shoqëria civile dhe media ‘u kërkojë llogari atyrea në pushtet dhe të luftohet korrupsioni me sukses”, shtoi ai.
Treguesi vjetor i “Transparency International” tregoi se 69 për qind e 176 vendeve të anketuara janë nën 50 në një shkallë që fillon nga zero, ku futen vendet si më shumë të korruptuara , deri në 100, ku bëjnë pjesë vendet pa korrupsion, që thuhet se është një shenjë e përhapjes masive të korrusionit në sektorin publik.
Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda renditen si vendet më pak të korruptuara, duke shënuar 90, 90 dhe 89 pikë respektivisht, ndërsa Koreja e Veriut, Sudani i Jugut dhe Somalia renditet si më të korruptuarat me 12, 11 dhe 10 pikë përkatësisht./b.d