“Disa publicista me mendesi matrapazesh tygjar edhe shtetin, kombin e atdheun i shohin si mallna tregu – pra te kembyeshme lehtesisht – si ky M. Nano, i cili me lehtesi te padurueshme po ban pazare edhe me tokat e Kosoves, si me i pas pase toka t’babes!
Per tokat dhe kokat e Kosoves vendosin vetem kosovaret dhe askush tjeter!
Pra Zoti Nano & te tjeret – patriota te vonuem n’histori – duhet me e dite se shteti i Kosoves ne tanesine e territorit kushtetues asht projekt i pakthyeshem dhe i perhershem si vepra ma kulmore e atdhetarise shqiptare!
Kta u sugjerojne kosovareve merrni ca probleme (ne shekullin 21 perferohen zgjidhje sovjetike – bartje humane te popullesive dhe nderrim territoresh!???) e jepni resurset kombetare te Kosoves, ujin, minierat dhe pyjet!
Kosova si projekt i doktrines amerikane te ‘Nation-Building” asht kriju duke u mbeshntet ne tre parimet e panegociueshme te Grupit te Kontaktit (Fuqite e Medha):
1) Nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999;
2) Nuk ka ndarje të Kosovës dhe
3) Nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër; parime këto të adoptuara në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 dhe 3. Neni 1 (Përkufizimi i Shtetit) thotë: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm; Ndërsa Neni 3: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Tipat si Qosja e si ky Nano, tuj qene te brymosun me idete dhe zgjidhjet sovjetizuese te cashtjeve etnike, u thone kosovareve: “Baneni te pajetueshme dhe shperbajeni REPUBLIKEN – ne kembim te ideve etnike te shekullit 19 dhe kembim te andrrave dhe folklorit”!?
Kosovarët nuk kanë atdhe rezervë – po asnjëri nuk ia di vlerën e vërtetë – si në poezinë e Robert Allen Zimmerman alias Bob Dylan (Poezia: Në Kullën e vrojtimit” – shqipnue e kthjellue p’ej Fadil Bajrajt.
“Duhet të ketë ndonjë dalje nga këtu” i tha shakaxhiu hajnit
“Eshtë pështjellim i madh, smund të gjej kurrfaë ngushëllimi
Biznismenët po ma pinë verën, lëruesit po ma shfrytëzojnë tokën
Asnjëri prej tyre nuk ia di vlerën e vërtetë””, shkruan Matoshi.
Atij i është përgjigjur gazetari tjetër i njohur kosovar, Enver Robelli.
“Lugina e Medvegjes… Ky keshtu e ngaterron edhe Gjakoven me Gjilanin, Muçibaben me Malisheven. Etj. Etj. Le t’ia japin more Korçen Greqise – edhe ashtu ka vite qe helenizohet ndersa keta heronjte e gazetarise shqiptare duan te ndajne territorin e Kosoves”, thotë Robelli. /b.d