Institucionet e Kosovës duhet që në mënyrë urgjente të transformojnë FSK-në në mision të ri ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ndërtojnë kapacitetet e plota në mënyrë të mos realizohet projekti i Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.
Kështu u tha sot në Tryezën e Rrumbullakët me titull “Sfidat e Sigurisë së Kosovës 2017”, të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.
Përballja me Serbinë, veriu i Kosovës, projekti i Serbisë që Kosova të del ‘shtet i dështuar’, synimi i Serbisë që të ndikojë në juridiksionin e Gjykatës Speciale, tentimi i Rusisë për ndikimin në Ballkan, pakënaqësitë qytetare, korrupsioni dhe krimi i organizuar, rreziqet sociale e ekonomike, ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm, dhe zhvillimet globale që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale janë sfidat dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare të Kosovës gjatë vitit 2017, u vlerësua në këtë tryezë, shkruan KP, citohet Koha. (b.an)