Një ditë më parë, qarkulloi një video ku Donald Trump, i thoshte diçka bashkëshortes Melania në ditën e inaugurimit. Por, sapo i’u drejtua asaj, mimika e qeshur e saj ndryshoi dhe ajo u vrenjt menjëherë. Po ashtu, në një tjetër video çifti shihej teksa afroheshin për tu puthur, por kontakti nuk ndodhi. Këto kanë sjellë reagime të shumta për ndjenjat e çiftit dhe sjelljen në publik. Ekspertët e gjuhës së trupit shkuan edhe më tej të nxitur nga këto episode duke analizuar çiftin presidencial.
Konkluzioni sipas ekspertëve vërtetë shokues, nëse mund të përdorim këtë fjalë:
“Melania Trump, shikohet dhe trajtohet si një ‘objekt’ nga bashkëhsorti Donald”! Ky është konkluzioni.
Ekspertët dallojnë te Trump tërheqje seksuale nga bashkëhsortja, por jo ndjenja dashurie.
Sipas tyre, ëhstë lehtësisht e kuptueshme natyra e ftohtë e marrëdhënies mes Melanias dhe Donaldit.
“Melania është një objekt për të [për Trump]. Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie”, tha Susan Constantine, eksperte e gjuhës së trupit.
Ndërkohë ekspertja tjetër Patti Ëood, duke analizuar videon ku çifti vallëzon ditën e inaugurimit, arrin në konkluzionin se marrëdhënia është e pakulibruar dhe Trump “thjesht tërhiqet seksualisht nga Melania”.
Ëood analizon edhe momentin kur Trump del nga makina dhe i drejtohet çiftit në ikje nga Shtëpia e Bardhë.
“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Ëood për “Mail Online”./a.m.