Pas fotos së 7 ushtarëve që bënë shqiponjën me duar, mediat greke kanë publikuar foton e një tjetër shtari që bën të njëjtin veprim. Ashtu si në rastin e parë, opinioni në greqi nxitoi me qëndrimin se ky është provokim i shqiptarëve. Edhe në këtë rast Shtabi i ushtrisë greke paralajmëroi se do ndërmarrë të njëjtat procedura dhe dënime si me rastin e parë.
Shtai identifikoi ushtarin por…këtu duket se rrëzohet alibia e provokimit. Ai nuk është shtetas shqiptar, por një ushtar qipriot.
“Ushtari është identifikuar dhe ka shërbyer në ELDYK dhe do të ndiqen të njëjtat procedura si në rastin e 7 ushtarëve të Mesologjit”, deklaruan përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm.
Mbase pas këtij rasti, kur ushtari nuk është shtetas shqiptar, grekët ndoshta duhet të jenë edhe më të qetë dhe ti lënë iluzionet e provokimeve nga shqiptarët./a.m.