Nesër Merkelin do e mirëpresë përpos Ramës, edhe kërpudha art e belgut Höller. Nisi me heqjen e gardhit përpara kryeministrisë, pasoi me kthimin në lulishte të sheshit prapa godinës dhe së fundmi, kryeministria ka gjallëruar edhe pamjen përpara saj.
Hyrja qendrore e kryeministrisë është rimodeluar duke u bërë kështu më dinjitoze për pritjet zyrtare dhe nesër pritet që Kancelarja gjermane Angela Merkel ta “inagurojë” e para.
Por, ajo që bie në sy ëshhtë kjo kërpudhë gjigande e cila ndodhet në anën e djathtë të hyrjes qëndrore të kryeministrisë.
Në fakt, ajo është një skulpturë e artistit kontenporan belg Carsten Höller, i cili e ka dhuruar veprën e tij të artit për kryeministrinë.