Transparenty International ka publikuar raportin e përvitshëm për perceptimin e nivelit të korrupsionit në administratë dhe politikë nga publiku. Në raport analizohen 176 vende të botës ku përfshihen shtete nga ato me demokraci më të zhvilluar, deri te disa vende diktatoriale, shkruan Javanews.al.
Shqipëria renditet e 83-a në botë sa i takon perceptimit të publikut për korrupsionin në administratë. Ky rankim tregon nivelin e ulët të besimit të qytetarëve shqiptarë te administrata dhe politika. Në një sistem pikëzimi nga 0 (që tregon vendet shumë të korruptuara) në 100 (që tregon vendet pa korrupsion), Shqipëria grumbullon 39 pikë. Ky tregues e rendit vendin tonë mes shteteve ku perceptimi për nivelin e korrupsionit është mjaft i lartë te publiku.
Bie në sy edhe renditja e një vendi mjaft të zhvilluar si Italia. Një prej vendeve kryesore të BE, Italia renditet në vendin e 60-të, duke gumbulluar 47 pikë. Kjo tregon se italianët nuk kanë shumë besim te administrata e tyre.
Ndërkohë, Danimarka dhe Zelanda e Re qëndrojnë në vendin e parë në botë, ku perceptimi për korrupsionin është mjaft i ulët nga publiku. Pikëzimi për këto vende është 90, që do të thotë se qytetarët mendojnë se ka shumë pak, ose thuajse aspak korrupsion.
Më pas vijnë me radhë vendet e tjera nordike dhe Zvicra ku nuk ka korrupsion. Gjermania renditet në vendin e 10-të me 81 pikë ndëkrohë SHBA e 18-a me 74 pikë.
Në tërësi, shumica e vendeve të analizuara, njohin rritje të skepticizmit te qytetarët të cilët mendojnë se korrupsioni po shtohet në botë.
“69 % e 179 vendeve të anketuara në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në publik morën një rezultat më të ulët se 50 pikë”, që do të thotë se korrupsioni në sektorin publik dhe politikë ende perceptohet si një nga të këqijat më të mëdha për botën./JavaNews/a.m.
Më poshtë renditja: