Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka zemëruar ambientalistët duke nënshkruar urdhëra ekzekutivë që mbështesin dy tubacione të diskutueshme të naftës.
Trump ka mbështetur projektet e Keystone XL dhe Dakota Access, me kusht që të përdoret çeliku amerikan.
Administrata e Obamas në fund të vitit 2015 ndaloi Keystone, që do të transportonte naftë të papërpunuar nga Kanadaja në Teksas.
Ushtria ka vendosur vitin e kaluar për të eksploruar rrugë të tjera derisa të martën në mëngjës, në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se të dy projektet do të jenë subjekt i termave dhe kushteve të rinegociuara.
Derisa ai nënshkroi marrëveshjen për Keystone XL, presidenti tha se do të krijohen më “shumë vende pune, rreth 28.000 vende pune”./a.m.