Një tjetër rast incesti është denoncuar në vend, këtë herë në Kuçovë ku vajza ka denoncuar babain për përdhunim. E mitura ka kërkuar ndihmë nga policia e Kuçovës. Shtetasja me inicialet R.Ç. deklaroi para efektivëve se u përdhunua nga babai i saj.
Gjithsesi policia po kryen ende verifikimet e saja pasi ka dyshime për denoncimin. Kjo edhe pasi vajza shkoi sërish në banesë ku ndodhej babai pas denoncimit.
Dyshimet për një denoncim të rremë lidhen edhe me faktin se vajza ka shfaqur probleme mendore./a.m.