I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Aleksander Veneti, 42 vjeç, banues fshatin Çukë, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë” Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tip “Citroen” me targë greke KOB 8534, ka tentuar ti japë lekë punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin duke bërë manovra në rrugë pranë rreth-rrotullimit të Kranesë, duke u bërë kështu burim aksidenti për mjetet e tjera./a.m.