2012 – Regjisori grek Theodoros Angelopoulos vdiq në Athinë, teksa po xhironte një film në lidhje me krizën e borxheve. Filmat e tij më të famshëm janë “Aktorët udhëtues “, “Gjahtarët”, “Aleksandri i Madh”, “Përjetësia dhe një ditë”, “Peizazh në mjegull” dhe “Soditja e Uliksit ‘”.
41 – Në një komplot të Senatit romak, ushtria dhe anëtarët e Gardës Pretoriane vranë perandorin Kaligula. I urryer për shkak të shpenzime të tepruara, megalomanisë dhe despotizmit, hyri në histori si një nga perandorët më groteskë.
76 – Ka lindur perandori romak Hadrian i cili, gjatë sundimit prej vitit 117 deri në vdekje më 138 ka konsoliduar një perandori të madhe dhe ka vendosur kufijtë në Britani dhe Gjermani. Ai shtypi kryengritjen në Jude dhe Jeruzalemin e ka kthyer në një koloni ushtarake romake. Ai ka ngritur një numër të madh të qyteteve, duke përfshirë edhe qytetin e Hadrianit në Thrakë (Edirne). Ai ishte një admirues i madh i kulturës dhe mbrojtës i arteve greke. (b.an)