Report Tv zbardh lëvizjet në kufi të Shkëlzen Berishës dhe Kastriot Ismailajt. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ata kanë zhvilluar katër udhëtime së bashku nga Tirana për në Vjenë dhe anasjelltas nga Vjena në Tiranë. Kryeqyteti vjenez njohet si tranzit për në Pragë të Çekisë, ku dyshja pretendohet se ka zhvilluar tratativa me kompaninë CEZ si për privatizimin ashtu dhe për përfitime të metejshme nga kontrata me shtetin shqiptar.
Sipas të dhënave të TIMS-it të përcjellë në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e CEZ, Berisha dhe Ismailaj kanë udhëtuar në të njëjtin avion për në Vjenë në datat 09.12.2010 dhe 20.06.2011. Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë bërë check-imin në aeroportin e Rinasit e kanë bërë me pak minuata diferencë mes njëri-tjetrit. Po ashtu në sistem figurojnë dhe dy fluturime kthimi nga Vjena në Tiranë po së bashku në datat 12.12.2010 dhe 24.10. 2011.
Hahahahahaha,,, ca Jane keto budallalleqe Se po rastisim Dhe ne avion Dhe kemi lidhje me Berishen ,, shikoni se mos rastis te ket fluturuar Edhe me Ballen disa here Ismailaj ,, hajde gallate hajde