Policia greke ka vënë në pranga 2 shqiptarë pasi u kapën me 11 kg drogë. Sipas mediave greke, droga e llojit marijuanë ishte e ndarë në 11 pako me peshë totale 11 kg e 100 gramë. Nuk bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar por bëhet e ditur se ata janë të moshave 34 dhe 46 vjeç.
Dy shqiptarët u pikasën pranë një supermarketi në Athinë fillimisht me një sasi të vogël droge dhe pas kontrollit në banesë u gjet sasia e madhe e drogës. Sipas policisë greke, malli vinte nga Shqipëria me qëllim shpërndarjen në Athinë. Ndërkaq policia greke vijon hetimet për zbardhjen e aktivitetit kriminale dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 2 shqiptarëve.
ma.me