Mediat serbe kanë shkruar se Adnan Januzaj ka bërë kërkesë në FIFA që të lejojnë ndërrimin e Kombëtares.
Sipas tyre, Januzaj dëshiron të lërë Belgjikën, për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Por, kjo është mohuar nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili tha se këto lajme janë të pavërteta.
“Nuk ka asgjë konkrete, asgjë të vërtetë. Të gjitha këto shkrime janë të pavërteta”, ka thënë Shala për Gazetën Express.
Kujtojmë se Januzaj ndryshe nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e të tjerët që kanë luajtur për shtete të tjerë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka mundësi që të luajë për Kosovën, pasi nuk ka luajtur për Belgjikën në ndonjë kompeticion madhor. /a.m.