Policia kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në brigjet e Sarandës. Mjeti tip skaf ishte me flamur bullgar.
Paraprakisht bëhet me dije nga policia se në bordin e mjetit lundrues ndodheshin 3 persona. Nuk ka ende të dhëna nëse në mjet janë gjetur sende të jashtëligjshme. Dyshimet paraprake lidhen me mudnëisnë e përdorimit të skafit për trafik droge.
Bëhet me dije se pronari i skafit të bllokuar është një shtetas shqiptar./a.m.