Agim Myrdini, naftëtari që sot tentoi të vetëflijohej nga 50 metra lartësi, shprehet se nëse nuk merr pagat e prapambetura, do të protestojë sërish nesër.
“Vajza ka ditë pa ngrënë. Tensioni bën punën e tij, mosha… Vajta kaq vite në rafinerinë e naftës dhe sot vuaj për bukën e gojës”. Kështu u shpreh naftëtari tha për Report Tv nga spitali rajonal i Fierit ku ndodhet i shtruar pasi zbriti nga oxhaku 50 metra i lartë i rafinerisë së Fierit.
Sot Myrdini tentoi të veteflijohej duke hipur në një lartësi prej 50 metrash në shenjë proteste për pagat e munguara prej 4 muajsh.
Në gjendje të rëndë psikologjike, Myrdini rrëfen kaluarin e vuajtjeve vitet e fundit në punën e tij si naftëtar i ARMO.
Ishe i lodhur kur zbrite..
Isha i lodhur, i rraskapitur. Vajza ka kaq ditë pa ngrënë. Tensioni bën punën e tij, mosha. Vajta kaq vite në Rafineri të Naftës. Mos kishte ardhur ai negociatori do isha hedhur.
Po mos plotësohej ajo kërkesë e jotja çfarë do të bëje?
Do të hidhesha nga lart. Në atë kohë do vërvitesha. Dhe nëse nuk ma zgjidhin problemin, do dal sëriosh nesër.
Cfarë pune bën në Rafineri?
Mbush bote. Nga pompist, mbush bote.
Tek puna më e vështirë?
Më e vështira është. Mbush bitum. Edhe 16 orë punoja, e 18 orë. Më kërkonin në orën 3 të mëngjesit, shkoja, sepse kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer.
Po shokët?
E bëra dhe për shokët, për të gjithë kolektivin. Se unë më tepër e kam bërë këtë gjë, sepse jam larguar nga data 20 Janar. Nuk më lejonin me të hyja në portë sepse nuk kisha firmosur. Ata nuk më bënin më kontratën. Kam shkuar në Ballsh, nuk më pritën të më zgjidhnin problemin. Dhe në Tiranë shkova, tek i madhi fare dhe ai e hiqte nga vetja./a.m.