Qindra mijëra protestues dolën në rrugë, nëpër qytete në të gjithë botën më 21 janar, për të treguar solidaritet me protestën në Uashington, e quajtur “Marshi i Grave”, kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump. Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland. Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera. Ngjarja kryesore “Marshi i grave ” u zhvillua në Washington. Javanews sjell nje set fotografik nga kjo proteste ne te cilen moren pjese edhe shume figura nga bota e artit dhe e kinemase ne SHBA. /ma.me