Lidhur me ngjarjen sotme ku një naftëtar kërcënoi se do të hidhej nga oxhaku i rafinerisë së naftës në Ballsh nëse nuk paguheshin pagat e prapambetura, ka reaguar edhe shoqëria Tranding Petrol & Drilling. Sipas një noftimi për shtyp kompania në fjalë bën të ditur se “personi që pretendon se keto pagesa i detyrohen nga TPD, pavaresisht situates të pakëndëshme në të cilën detyrohemi të shprehemi, është e nevojshme të sqarojmë opinion publik se shoqëria TPD nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendimet e punonjësit”.
“TPD i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta. Duam gjithashtu të sqarojme opinionin publik dhe të gjithe te interesuarit, se TPD sha prej tre vitesh është njëri prej kontraktoreve e Armo nëpërmjet një marrëveshje operimi të Rafinerisë së Fierit. Në këtë marrëveshje, përgjegjësitë, dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë në shoqërine Armo. Marreveshja në fjale ka skaduar me 31 Dhjetor 2016, dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive te pashlyera te Armo sha ka ndaj tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp.
ma.me