“Jam i shkatërruar si njeri, punova si qen, familja më ka braktis rrugëve të Londrës”, këto janë fjalë e një babai i cili në një gjendje mjaft të rëndë psikologjike bën një thirrje për gruan e tij, fëmijët dhe për shtetin.
Në videon e ardhur pranë JOQ, me lot në sy ky burrë i quajtur Vokërr, tregon se si e ka përplasur jeta dhe familja rrugëve të Londrës. U kërkon fëmijëve të tij që të kthejnë sytë nga babai, i kërkon gruas që ta pranojë edhe njëherë në shtëpi ai nuk mund të jetojë më këtë jetë.
Duke mos e treguar se çfarë e ka ndarë nga familja dhe çfarë ka ndodhur që fëmijët nuk duan ta shohin, ky baba bën thirrje të dëshpëruar për ndihmë.
Shikoni më poshtë fjalimin prekës të babait, ai ka nevojë për familjen e tij.joq/a.k