Pas publikimit të videos ku disa fëmijë në një jetimore në Shkodër shfaqen duke u dhunuar mizorisht policia ka ndaluar ditën e sotme kujdestaren Elvana Sula.
Ajo u ndalua me urdhër të lëshuar nga Prokuroria pasi akuzohet për “Keqtrajtim të miturish”. Menjëherë pas publikimit të videos ku duket qartazi dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve të Jetimores në Shkodër, nisi procedimi penal për 3 kujdestaret. Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale prej mbrëmjes së djeshme, shfaqen 3 kujdestarët Edvana Sulaj, Albert Reka, dhe Manjola Vanishta, duke dhunuar të vegjlit.
Në pamje duket njëra nga kujdestarët e ulur në prehrin e dy fëmijëve jetimë, të cilët qajnë nga dhimbja, por ajo nuk denjon të çohet. Ndërsa në një tjetër moment, një tjetër kujdestare shfaqet duke goditur me shkelm njërin nga fëmijët. Videoja është xhiruar nga kamerat në një kënd lojërash.
Këto pamje kanë shkaktuar irritim tek qytetarët gjë që është përcjellë edhe në rrjetet sociale. Tre kujdestarët akuzohen për “shpërdorim detyre”, si dhe për “dhunë e shkelje të të drejtave të fëmijëve”