Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë kryeministren britanike, Theresa May të premten në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi zëdhënësi i saj.
“Presidenti do të presë kryetarin e parë të huaj kur zonja May të vijë në Uashington të premten”, deklaroi Sean Spicer në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan kp.
Në një intervistë për “Financial Times”, May është shprehur se “ka besim në marrëdhëniet e ardhshme Londër-Ëashington”. (b.an)