Kjo është Halime Hoxhaj, 62-vjeçarja e cila jeton e vetme në këtë shtëpi në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.
E sëmurë dhe me të ardhura fare të vogla, e moshuara tregon se gjatë periudhës me temperatura të ulëta, ajo është strehuar në konviktin e shkollës “Rakip Kryeziu”, por fillimi i shkollës e ka detyruar të kthehet në shtëpinë e shkatërruar. 62-vjeçarja shprehet se e ka të pamundur të jetojë në këtë banesë, pasi ajo është tejet e amortizuar.
Në vitin 2015 banesa ku Halime Hoxhaj jetonte është përmbytur ndërkohë që ajo nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim.
62-vjeçarja kërkon ndihmë për të rehabilituar të paktën një dhomë të shtëpisë së saj, pasi me të ardhurat që merr, nuk arrin të blejë as ilaçet dhe bukën e përditshme./panorama/a.k