Vranësirat do të jenë të pranishme në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit ku në zonat jugore do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në juglindje. Gradualisht gjatë mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore të jenë dominuese. Më të dendura reshjet do të paraqiten në jug – juglindje të vendit. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 3 – 4 ballëm, shkruan noa.
Europa
Reshjet e dendura të dëborës do të mbeten dominuese në Europën Lindore, si edhe një pjesë të rajonit të balltikut ku masat ajrore polare do të vijojnë edhe për disa ditë.
Po ashtu me reshje shiu do të jetë situata për brigjet e detit Egje si edhe për Italinë. Ndërsa një mot i kthjellët por i ftohtë do të jetë prezent për vendet perëndimore, një pjesë të Ballkanit si edhe Europën jugperëndimore./a.k