Ish- Presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë në pension politik dhe pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë do të fillojë një jetë tërësisht të re. Ai do të qëndrojë së bashku me familjen e tij në Uashington, deri sa më e vogla e tyre të përfundojë shkollën.
Vlera e shtëpisë së re ku do të jetojë Obama është vlerësuar rreth 5.3 milionë dollarë, që Obama nuk e ka blerë, por e ka marrë me qira, për 22 mijë dollarë në muaj.
Shtëpia ka 2.800 metra katror, nëntë dhoma gjumi dhe tetë banjo.Obama është 55 vjeç dhe bëri histori si presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Në konferencën e fundit për shtyp ai tha se për një kohë do të jetojë në heshtje dhe se do të shmang paraqitjet publike.
Ish-kreun e shtetit amerikan e pret një jetë e re, me një pension që arrin në rreth 205.700 mijë dollarë në vit, dhe 20.000 dollarë në vit do të marrë edhe gruaja e tij. Përveç kësaj, shteti do të paguajë mirëmbajtje e hapësirave të zyrës, pagat e stafit, paratë e udhëtimit, si dhe sigurimin e përjetshëm të shërbimit sekret./telegrafi/a.k