Kanabisi ulë rrezikun nga kanceri në mushkëri. Kanabisi nuk shkakton sëmundje në mushkëri dhe është më e sigurt sesa cigaret.
Profesori i mjekësisë në UCLA dhe njëri nga pulmonologët kryesor në SHBA që ka studiuar hashashin dhe efektet e tij në mushkëri për më shumë se 30 vjet, Dr. Donald Tashkin pati kërkuar që të dëshmonte se marijuana shkakton kancer të mushkërive, por dëshmitë e detyruan atë që të dilte me përfundimin se pirja e marijuanës nuk shkakton kancer në mushkëri.
“Përmbajtja e tymit të marijuanës është shumë e ngjashme me atë të duhanit. Ka shumë mendime se në mariijuanë ka përbërës që shkaktojnë kancer, në mushkëri para se të arrijë në çdo organ tjetër, kështu që kjo është ideja pse ajo mendohet se shkakton të njëjtat probleme në mushkëri.
Por përgjatë studimeve të mia ne nuk gjetëm asnjë lidhje pozitive me kancerin. Në vend të kësaj, lidhja ishte negative, mes kancerit dhe përdorimit të marijuanës. Gjasat janë që, pavarësisht që tymi i marijuanës përmban karcinogjen, ne nuk i shohim të njëjtat rreziqe të kancerit që i shohim në duhan”, tha ai.
Dr. Tashkin nuk është i vetëm në analizën e tij. Për të hulumtuar lidhjen mes pirjes së kanabisit dhe rrezikut të kancerit në mushkëri, të dhënat e mbi 2,150 rasteve të kancerit në mushkëri u mblodhën nga gjashtë studime të ndrysmë në SHBA, Kanada, Britani dhe Zelandë të Re në kuadër të Konsorciumit Ndërkombëtar të Kancerit të Mushkërive, transmeton Gazeta Express.
Rezultatet e grumbulluara në vitin 2014 ofruan pak dëshmi në lidhje me rritjen e rrezikut nga kanceri në mushkëri tek pirësit e zakonshëm të kanabisit.
“Isha në kundërshtim të legalizimit, sepse mendoja se do të çonte në një rritje të përdorimit dhe kjo do të çonte në rritjen e efekteve shëndetësore. Por në këtë pikë, unë do të isha në favor të legalizimit. Unë nuk inkurajoj askënd që të pijë ndonjë substancë. Por nuk mendoj se duhet stigmatizuar si një substancë ilegale. Pirja e duhanit shkakton shumë më shumë dëm. Dhe në termat e pijeve dehëse, alkooli shkakton edhe më shumë dëm”, tha Dr. Tashkin për La Weekly.