Gjashtëmbëdhjetë persona disa prej të cilëve adoleshentë hungarezë, që ktheheshin nga një udhëtim turistik në një zonë malore të Francës, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik pranë qytetit të Veronës (zona veriore e Italisë) pasi autobsi me të cilin udhëtonin u përplas me kolonën e një ure dhe mori flakë të premten pak para mesnatës.
“Vdekja e fëmijëve tanë, humbja e të rinjëve është drama më e madhe e të gjitha familjeve, komuniteteve dhe kombeve”, deklaroi kryeministri Viktor Orban, i cili e shaplli të hënën ditë zie kombëtare.
56 persona në mes të cilëve një grup nxënësish 14-16 vjeç nga një lice artistik i njohur i Budapestit dhe disa mësues e prindër udhëtonin me këtë autobuz. Ata po ktheheshin në kryeqytetin hungarez pas një udhëtimi turistik në një zonë malore Francës.
Sipas policisë italiane, 28 persona të tjerë u plagosën në këtë aksident dhe u dërguan në spital. Nuk dihet ende pse autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas në kolonën e urës, teksa në aksident nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër.