Një shofer taksie nga Durrësi është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës pasi ka rezultuar se punonte pa licencë. Për më tepër, ai tentoi të korruptojë punonjësin e policisë.
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mashkullorë” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, shtetasi Ferdinant Hoxha, 50 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka licencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij)”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.