1924 – Në Gorki në afërsi të Moskës, vdiq Vladimir Lenin Leninin, udhëheqësi i Revolucionit të Tetorit në vitin 1917, krijuesi i Rusisë sovjetike, teoricien i marksizmit që ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në lëvizjen ndërkombëtare të punëtorëve. Trupi i tij i balsamosur është vendosur në një mauzole në Sheshin e Kuq në Moskë.
1938 – Vdiq Georges Méliès , i cili konsiderohet si regjisori i parë në botë. Ai e ka bërë rreth 500 filma, përfshirë filmin e parë të shkurtër “Party Ticket” (1896) dhe filmin e parë me metrazh të gjatë “Dreyfus” (1899). Studio e tij modeste u rrëzua në vitin 1908 me zhvillimin e papritur të industrisë së filmit.
1941 – Ka lindur këngëtari i njohur spanjoll i operas Placido Domingo (Placido). Ai bëri debutimin e tij në vitin 1966 në Meksikë dhe shpejt fitoi një reputacion si një nga tenorët më të mëdhenj në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. (b.an)