Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu ndodheshin në SHBA midis qindra qytetarëve që ndiqnin në shesh ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.
Ata kanë ëprshëndetur me një foto që u shpërnda me shpejtësi në rrjet. Por, nuk munguan ironitë e shumta dhe motazhet te fotoja.
Basha dhe Mediu ironizoheshin për ngjarjet e 21 janarit dhe Gërdecit. Këta politikanë të opozitës shihen si fajtorë kryesorë, njëri për shpërthimin e fabrikës së demontimit si Ministër i Mbrojtjes, dhe tjetri si Ministër i Brendshëm kur u vranë demonstruesit në 21 Janar./a.m.