Sulmuesi shqiptar Besart Berisha është duke vazhduar me formën e lartë në elitën e futbollit australian. Ai ka shënuar në humbjen e Melbourne Victoryt ndaj Perth Gloryt, transmeton Koha.net.
Berisha kishte rastin të kalonte ekipin e tij në fund të pjesës së parë kur u tregua i pasaktë nga pika e bardhë. Por, atë që nuk e bëri në pjesën e parë e bëri në të dytën duke shënuar nga penaltia në minutën e 58.
Vendasit më pas arritën të përmbysin rezultatin duke fituar me rezultat 2-1, që njëherësh i shkaktuan humbjen e dytë radhazi ekipit të Besart Berishës.
Berisha vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në ligë me 13 gola, kurse Melbourne mban vendin e dytë me 32 pikë, tetë më pak se Sidney në vendin e parë, përgatiti Koha. (b.an)