Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se kryeqyteti po bëhet çdo ditë edhe më i gjelbëruar për shkak të pemëve që po mbillen.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shkruan se vetëm puna e nderon Tiranën.
“Qindra pemë të reja për korridorin e gjelbër të Lanës nga Brryli në Shkozë. Çdo ditë punë konkrete, jo fjalë. Vetëm puna e nderon Tiranën”, nënvizon Veliaj. /b.d