Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka patur një takim këtë të premte me Presidentin e Senatit Orrin Hatch.
“Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve”, – theksoi Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.
Kryetari i Kuvendit Meta, gjatë takimit, vuri në dukje se betimi i Presidentit Trump është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe më gjerë.
“Inaugurimi i Presidentit Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit z. Meta.
Gjatë bashkëbisedimit, zMeta vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit duke theksuar: “Angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e rajonit”./kava/a.k