Presidenti amerikan në largim, Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama, telefonuan dje në mbrëmje kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer për t’i falënderuar për miqësinë e tyre.
“Kjo ishte telefonata e fundit e Obamës si president me një udhëheqës të huaj teksa përgatitet të largohet nga posti”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti dhe kancelarja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Uashingtonit dhe Berlinit si dhe midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës janë thelbësore për të siguruar një lidhje të fortë transatlantike, një rend ndërkombëtar si dhe mbrojtjen e vlerave që kanë bërë kaq shumë për të çuar përpara progresin njerëzor në vendet tona dhe në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në një deklaratë.
Obama falenderoi Merkelin për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe u shpreh se ishte gjëja e duhur që telefonata e tij e fundit të ishte me lideren gjermane.
ma.me