Novruz Merkaj, autori i vrasjes së 32-vjeçarit Armando Rrapaj dy ditë më parë në Vlorë është lënë në qeli nga gjykata e qytetit bregdetar.
Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Merkaj ka pranuar krimin e kryer dhe ka shprehur pendesë para gjykatës.
Ai deklaroi se e kreu këtë vepër në kushtet e vetëmbrojtjes. Po ashtu, sipas tij, viktima i kishte dhunuar nënën me 5 persona të tjerë.
“Ngjarja ishte për vetëmbrojtje. Ditën e ngjarjes Armando goditi nënën tonë. Nëna është dërguar në Spitalin Ushtarak. Armando plagosi edhe vëllain e madh Klevisin. Ai ngacmonte gruan e Klevisit”, kanë deklaruar familjarët e Novruz Merkaj sot.
/a.m.