Policia e Vlorës ka arrestuar pas afro 4 vitesh në kërkim autorin e dytë të masakrës së 28 Korrikut të vitit 2013 në plazhin e Vlorës ku u vranë me kallashnikov 3 pushues. Pas vitesh hetime, policia mundi më në fund të evidentojë shtetasin Delin Hajdaraj i cili jetonte ende në qytetin e tij, në Vlorë.
Ai u arrestua në një banesë në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe në operacion morën pjesë edhe forcat speiale RENEA. Ai arriti t’i shpëtojë për vite drejtësisë duke u kamufluar shumë mirë. Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet veç asaj ku u prangos.
Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës. Por pas ndjekjes dhe hetimeve speciale, u arrit identifikimi dhe prangosja e tij. Hajdaraj ëhstë dënuar me burg përjetë. Ndëkorhë autori tjetër Leo Osmëni është dënuar me 35 vite burg.
Sendet që i’u gjetën në banesë
Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,
– një silenciator,
– një krëhër të mbushur me fishekë,
– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,
– 2 aparatë celularë.
/JavaNews/a.m.