Gazeta publikon sot dy programet orjentuesve të provimeve të detyruara në Gjuhë-Letërsi dhe në lëndën e Matematikës. Janë 39 programe orjentuese për të gjitha lëndët bërthamë dhe të thelluara , ku maturantët do të testohen vetëm në 5. Maturantët tashmë mund të fillojnë të bëjnë zgjedhjen e lëndëve, pasi pjesa më e madhe e Universiteteve kanë publikuar edhe kriteret se si do bëhet pranimi. Po çfarë do të përmbajnë programet orjentuese të Matematikës dhe Gjuhë-letërsisë?
Matematika
Përgatitja për provimin e lëndës së matematikës bërthamë bazohet në programet e matematikës bërthamë të gjimnazit sipas klasave të ndryshme dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të këtyre programeve.
Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare të kurrikulës së gjimnazit duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për
provimin e matematikës.
Gjuhë-Letërsia
Testi i Maturës Shtetërore do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo patjetër të punuara në klasë.
Maturanti testohet për aftësitë intelektuale të vëzhgueshme dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të tilla si: − aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar (nivel bazë i aftësive intelektuale); − aftësia për të analizuar dhe për të zbatuar (nivel mesatar i aftësive intelektuale); − aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar dhe për të mbrojtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë I aftësive intelektuale).
ma.me