• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arti dhe dizajni i filmit shqiptar në një katalog

by A R
19/01/2017 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

unnamed (4)Nga Ben Andoni

U nis si ekspozitë me titullin “Arti dhe dizajni i filmit shqiptar” dhe nga mesi i prillit dhe deri në qershor të vitit 2016 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë përshfaqi për publikun e gjerë kronologjinë e grafikës së posterave dhe pllakateve të kinemasë shqiptare, që nga viti 1940 deri në vitin 2014, por pastaj u përjetësua dhe me një katalog. Ky i fundit me të njëjtin emër është sot për publikun dhe veç kureshtisë së evoluimit të filmit shqiptar nga ana grafike na jep dhe një histori të vetë kinematografisë shqiptare. Katalogu i realizuar nga një grup artistësh, që nga Artan Shabani, që e ka drejtuar, mban edhe Thomas Logoreci që ka shkruar tekstet dhe një minihistori dhe disa të tjerë, kurse është realizuar me mbështetjen e Galerisë së Arteve, Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Në këtë katalog mrekullohesh jo thjesht me zgjidhjet grafike ndër dekada të grafistëve shqiptarë por edhe me një histori të tërë që përcjell zhvillimin e dizajnit të posterave të filmit në Shqipëri.

unnamed (5)Por megjithë këtë punë përzgjedhëse ende mendohet se dihet jo shumë për trashëgiminë kinematografike. Kjo jo vetëm se sot trashëgimia e periudhës së komunizmit po braktiset me shpejtësi, porse njerëzit që janë të dhënë pas këtij arti më shumë shikojnë për gjëra kontemporane, sesa këtë lloj historie.

Në pamje të para pllakatet janë vërtetë historike, sepse fillojnë me ato klasiket e socializmit me njerëz të fortë që shikojnë të ardhmen e ndritur komuniste. “Skena bukolike standarte të Realizmit Socialist”, i ka quajtur Thomas Logoreci, që ka shkruar këndshëm edhe tekstin e këtij katalogu.

Në një farë mënyre përmes përcjelljes historike të këtyre ti ke një përballje me kohën e zhvillimet e kinematografisë shqiptare. Ajo fillon qysh nga filmat e hershëm, kur erdhën njerëzit e parë të filmit nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe vazhdon përgjatë viteve me shumë kineastë që kanë bërë shkolla të tjera.

unnamed (2)Realizmi Socialist nuk është thjesht dominant në atë që bëhet me këto filma por edhe me mënyrën sesi jepen grafikisht idetë në pllakatet për njerëzit. Por ndërkohë në kinematë e qyteteve arrijnë të depërtojnë dhe disa filma që janë në elitën e madhe të filmave të huaja dhe këto kanë zhvillimet e tyre grafike. “Viva Zapata” e Elia Kazan, “Spartacus”  e Stanley Kubrick, “Mrekulli në Milano” e Vittorio de Sica janë disa prej këtyre filmave. Por të mos harrojmë se vetë Shqipëria realizon disa filma të mrekullueshëm në fillim të viteve ’70, ku Anagnosti sjell dy drama të fuqishme, respektivisht “Komisari i Dritës” (1966), që e realizon me Viktor Gjikën dhe “Dueli i Heshtur” (1967). Tashmë pllakatat nuk kanë nevojë për heronj të ngrirë sepse në skenë dalin disa aktorë vërtetë të shquar që s’janë aq teatralë. Kujtojmë se është Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Tinka Kurti e shumë e shumë të tjerë. Është e habitshme se filmat ndiqen me shumë pathos në kinematë e shumta përgjatë qyteteve, kurse artistët e filmave kthehen në personazhe të jashtëzakonshëm. Kinostudioja arrin që nga viti 1975 deri në fund të viteve ’80 të bëjë rreth 13 filma, që është një barrë e madhe që mbulohet për hir të propagandës.

unnamed (1)Dhe pllakatet e kësaj kohe janë shumë interesante dhe mbahen për forma më të guximshme por dhe ngjyra shumë interesante, ku shquhen piktorët-grafistë si Ksenofon Dilo, Grigor Ikonomi, Myrteza Fushekati, Shyqyri Sako dhe Namik Prizreni…Duhet thënë se zhvillimin interesant të situatës në Shqipëri e përcjellin dhe pllakatet e filmave. Konform lirimit apo shtrëngimit ashtu përcillen frymat dhe në ato pllakate. Ndërkohë kinematografia shqiptare pëson disa ndryshime interesante pas vitit të vdekjes së Enver Hoxhës.

Nga ana tjetër, sipas autorëve, ky katalog dhe ekspozita e tij ishin dhe një apel i madh për dëmtimin fizik që po pësojnë filmat tanë prej kohëve. Ndërkohë arti i bërë nga Sali Allmuça, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Grigor Ikonomi, Azis Karallou, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Dhimitër Theodhori, Astrit Tola, Ilia Xhokaxhi e Shyqyri Saklo është më shumë se art, pasi është një apel i madh për një punë të bërë nën trysni dhe vështirësi por edhe e bukur për idealizimin e njerëzve që mendonin se me anë të filmave të tyre i shërbenin popullit të tyre. Ky katalog është më shumë se histori, ai shërben për edukim dhe përcjellje të ndjenjës që shqiptarët ngërthyen në vete për dekada me radhë. (JavaNews)

unnamed

Next Post
Stresi me revole në Instagram, mesazh rivalëve

VIDEO/ Stresi demaskon këngëtarët dhe reperat: Ja si i blejnë klikimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

December 23, 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

December 23, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com