Akset kombëtare rrugore janë të kalueshme normalisht në të gjithë vendin, ndërsa për shkak të reshjeve të borës në disa rrugë rurale ka ende vështirësi dhe kalimi bëhet me zinxhirë.
Ndërkohë strukturat e Emergjencave Civile po punojnë për hapjen e disa rrugëve drejt fshatrave, që janë ende të bllokuara nga bora e rënë ditët e fundit.
QARKU DIBËR
Të kalueshëm me zinxhirë janë akset rrugore: Ura e Çerenecit–Steblevë (në vendin e quajtur Qafë Dragalic, Klenje), Lurë–Rrëshen (në vendin e quajtur Kraj, Lurë), Skuraj–Burrel–Qafë Bualli, Qafë Bualli–Krastë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Kala e Dodës (Vasie), Muhur–Draj Reç, 3 fshatrat Lunar, Lukan, Kacni në Njësinë Administrative Selishtë, akset Ura e Çerenecit–Ostren–Trebisht, Ura e Qytetit–Zerqan, Klos–Xiber, Klos–Gurre dhe Burrel-Macukull. I bllokuar është aksi rrugor Peshkopi–Lurë. Po punohet për normalizimin e gjendjes pas mungesës së përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
Ndërsa në të gjithë Qarkun Dibër nuk ka pasur probleme me furnizim të energjisë elektrike.
QARKU SHKODËR
Të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre. Të kalueshme me zinxhirë: Tamarë–Vermosh (Malësi e Madhe), Hadroj–Qafë Benë (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Mali–Fierz (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Shllak (Pukë), Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrëz (Pukë), Bardhet–Kryezi (Fushë Arrëz), Shkodër–Bregu Lumit–Theth, Laç Vau Dejës–Qafë Çelë–Pukë, Iballë–Bardhet (Fushë Arrëz).
Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë Qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
QARKU KUKËS
Akset rrugore nacionale Kukës, Has dhe Tropojë janë të kalueshëm pa zinxhirë. Të bllokuara në bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për lidhjen me qendrën. Në Bashkinë Tropojë janë akset e fshatrave Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj të Njësisë Administrative Lekbibaj, fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan. Probleme me energjinë elektrike janë shënuar në fshtrat fshatrat Kam, Çorraj, Zogaj, Kepenek (Njësia Administrative Bytyç).
QARKU KORÇË
I bllokuar është aksi Korçë–Dardhë, ku po punohet për hapjen e tij. Të kalueshme me zinxhirë akset: Korçë–Voskopojë, Ersekë–Leskovik, Liqenas–Dogana–Goricë, Korçë–Dogana–Kapshticë.
QARKU GJIROKASTËR
I bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen. Të kalueshëm me zinxhirë akset rrugore : Bënçë–Tepelenë, Kolonjë–Golem në Njësinë Administrative Picar (Gjirokastër).
QARKU VLORË
Qarkullimi në Qafën e Llogorasë e në Qafën e Muzinës kryhet normalisht dhe pa zinxhirë.
b.d