Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka shpallur sot zyrtarisht lëvizjen politike brenda Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë, Kokëdhima publikoi dhe emrin e nismës politike, e cila do të quhet, “Zgjedhja”.
Në fjalën e tij, Kokëdhima kritikoi mënyrën sesi po funksion sot Partia Socialiste. Ai tha se PS është kthyer në një parti pa alternativë, ku ndalohen idetë dhe ku çdo njeriu i thuhet se duhet të mendojë siç mendon kryetari.
Ai tha se këto 3 vjet qeverisja e ka larguar PS-së nga baza e elektoratit dhe socialistët e thjeshtë. Kokëdhima u shpreh se ky distancim e ka bërë “Edi Ramën, një kryetar pa parti në bazë”.
Kokëdhima tha se lëvizja e tij ka për qëllim reformimin e PS, duke shuar zërat se ka për qëllim të kalojë te ndonjë forcë politike tjetër.
“Unë jam socialist dhe kam punuar e investuar më shumë se kushdo tjetër për fuqizimin dhe suksesin e PS. Unë nuk krijoj parti tjetër, nuk shkoj tek LSI. Nuk ik nga PS, këtu kam miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi. Lëvizja jonë nuk mund të izolohet. Partia e udhëheqjes është përpjekur ta likujdojë këtë reformë dhe këtë lëvizje reformuese, ka shantazhuar qindra e mijëra socialistë. Askush nuk duhet të trembet. Gjyqi që rrëzoi mandatin tim në Kushtetuese nuk ishte betejë ligjore, as betejë politikë mes meje dhe Saliut. Ishte vazhdim i luftës së brendshme politike me PS”,- deklaroi Kokëdhima. /b.d