Shenja e horoskopit është jo vetëm diçka që ju bën të dalloni prej të tjerëve, por ju mund të zgjidhni situata të caktuara vetëm duke u bazuar te karakteristikat e gjithsecilit. Jo më kot kur njihni njerëz të rinj, duhet t’i pyesni për shenjën e tyre të horoskopit sepse kështu do të krijoni një ide se si mund të përshtateni ose jo me ata.
Sigurisht që shenjat e horoskopit nuk kanë një formulë “jetë apo vdekje” që ju duhet patjetër ta ndiqni, por nëse merrni parasysh këshillat e astrologjisë me shumë mundësi do të keni një marrëdhënie më të mirë me të tjerët.
Sot do t’ju tregojmë se si bazuar te shenjat e horoskopit, ju mund të zgjidhni mikun tuaj më të mirë, shkruan blitz. Çdo shenjë përputhet në miqësi me një shenjë tjetër më shumë sesa me të tjerat dhe kjo në bazë të karakteristikave. Hidhini një sy listës së mëposhtme:
Miku më i mirë i Dashit: Ujori
Miku më i mirë i Demit: Peshqit
Miku më i mirë i Binjakëve: Luani
Miku më i mirë i Gaforres: Virgjëresha
Miku më i mirë i Luanit: Binjakët
Miku më i mirë i Peshores: Shigjetari
Miku më i mirë i Akrepit: Bricjapi
Miku më i mirë i Shigjetarit: Peshorja
Miku më i mirë i Bricjapit: Akrepi
Miku më i mirë i Ujorit: Dashi
Miku më i mirë i Peshqve: Demi
a/.k