Ligji i Vettingut ka hyrë zyrtarisht në fuqi pas publikimit këtë të enjte në fletoren zyrtare. Nisur nga sot, gjyqtarët dhe prokurorët kanë 12 ditë afat për të depozituar pranë ILDKPKI-së formularët e tyre të rivlerësimit të pasurive.
Me hyrjen në fuqi të vettingut pritet ngritja e dy institucioneve (komisioni i Kualifikimit dhe i Vlerësimit) që parashikon ky ligj, dhe nisja e kontrollit të pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve. Kush nuk kalon testin e vettingut do të përjashtohet nga rradhët e gjyqësorit.
Procesi i depozitimit të formularëve nisi në tetorin e vitit 2016 por pas pezullimit provizor që Gjykata Kushtetuese i bëri Ligjit të Vettingut kjo procedurë ka rinisur nga kjo e enjte./a.k