Një person i ka vënë flakën vetës ditën e sotme në Fier.
Burime për ‘Gazeta Express’ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në policinë e Fierit.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe emir i tij. Pritet që policia të jap të dhëna më të detajuar. /a.k