Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi i ofroi rryshfet punonjësit të policisë.
Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Dhimitër Zoto, 60 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua, pasi sot rreth orës 09:30 në lagjen “18 Shtatori” në rrugën kryesore, është konstatuar nga punonjësit e qarkullimit rrugor se në kundërshtim me kodin rrugor, kishte parkuar paralel mjetin e tij me targa INZ7767.
Ky shtetas ka tentuar ti japë një kartemonedhë të prerjes 1000 lekë punonjësit të qarkullimit rrugor për të mos vazhduar procedurat administrative të vendosjes së gjobës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./a.m.