Që futbolli italian është në krizë kjo tashmë dihet prej vitesh. Ka disa sezone që ekipet italiane nuk po korrin sukses në kompeticionet evropiane, por edhe kombëtarja italiane ka njohur rënie në renditje gjatë viteve të fundit.
Rezultatet e dobëta në fushë kanë sjellë edhe zhvlerësimin e klubeve të mëdha italiane. Në renditjen e top 20 klubeve më të pasura në botë, dominojnë ekipet angleze dhe ato spanjolle. Ndër ekipet italiane, është vetëm Juventusi që mban flamurin lart, duke u pozicionuar e 10-ta në renditje, që velrësohet 341.21 milionë euro. Në studimin e kryer nga Deloitte, manchester United vijon të jetë në krye të listës së klubeve më të pasura, duke u vlrësuar plot 689 milionë euro. Anglezët ndiqen nga dy gjigandët spanjollë Barcelona e Real Madrid përkatësisht me vlerësim 620.2 dhe 620.1 milionë euro.
Midis 20 ekipeve të para u ngjit këtë vit edhe Leicester City, ë i befasoi rtë gjithë me titullin e fituar në Premier League. Ndërkohë Milan renditet u 16-ti ndërsa Inter në vendin e 19-të./a.m.
Renditja e plotë:
1) Manchester United (689 milionë euro)
2) Barcellona (620,2)
3) Real Madrid (620,1)
4) Bayern Monaco (592)
5) Manchester City (524,9)
6) Paris Saint-Germain (520,9)
7) Arsenal (468.5)
8) Chelsea (447,4)
9) Liverpool (403,8)
10) Juventus (341,1)
11) Borussia Dortmund (283,9)
12) Tottenham (279,7)
13) Atletico Madrid (228,6)
14) Schalke 04 (224,5)
15) Roma (218,2)
16) Milan (214,7)
17) Zenit (196,5)
18) West Ham (192,3)
19) Inter (179,2)
20) Leicester (172,1).