Donald Trump do të jetë zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara prej datës 20 Janar, kur edhe do të bëhet inaugurimi i tij në krye të vendi më të fuqishëm të botës. Barack Obama pritet t’i dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë presidentit që po pritet me ankth nga e gjithë bota për deklaratat e tij.
Edhe në SHBA kundërshtitë ndaj tij po rriten ndjeshëm edhe pas fitores së tij në zgjedhje. Sondazhet tregojnë se ai gëzon vetëm 45 % të pëlqimeve popullore, shifra kjo me ulët ndonjëherë për presidentët, ndërkohë Obama dhe Bush kishin pëlqimin e 68 % të amerikanëve.
Trump fitoi me votën elektorale, edhe pse më votën popullore mori 3 milionë vota më pak se Clinton.
Jarry Nadler dhe Adriano Espaillat janë të fundit në listën e 50 deputetëve që kundërshtuan pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Situata nuk është dashmairëse në Ëashington. Tashmë kodet nukleare të vendit më të fuqishëm në botë do të jenë në duart e njeriut të paparashiueshëm siç është cilësuar dhe ka treguar me deklaratat e tij./a.m.