Real Madrid është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo me rezultat 1:2
Skuadra e Zinedine Zidane ka pësuar humbjen e dytë në tre ditë, pasi është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo 1:2, në kuadër të Copa del Rey.
Golat për Celtan i shënuan Aspas dhe Jonny, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Marcelo.
Real Madrid ka ende mundësi që të kaloi në rrethin tjetër të Copa del Rey, pasi javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit në Celta, përgatiti ”Express”. (b.an)