Trupat ushtarake të Senegalit janë drejtuar për në kufi me Gambian si presion për Presidentin Yahya Jammeh, në mënyrë që të largohet nga detyra. E mërkura duhet të ishte dita e fundit e tij në zyrë, pas humbjes së zgjedhjeve përballë Adama Barrow, por Parlamenti i ka zgjatur mandatin edhe me tre muaj të tjera.
Kjo lëvizje ndalon Barrow që të kryej betimin të enjten, siç ishte parashikuar. Vende të Afrikës Perëndimore po i kërkojnë OKB-së që të ndërhyjë ushtarakisht për të larguar Jammeh, i cili ka drejtuar Gambian për 22 vite, fillimisht njohur fitoren e kundërshtarit në zgjedhjet e dhjetorit, por më pas e kundërshtoi votimin duke e dërguar çështjen në gjykatën e lartë.
Gambia është një prej vendeve të vogla të Afrikës dhe ka pasur vetëm dy drejtues shteti që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1965. Jammeh, i cili erdhi në pushtet në vitin 1994 me anë të një grushti shteti, akuzohet nga aktivistë të të drejtave të njeriut për tortura dhe vrasje të kundërshtarëve.Adama Barrow, fitues i zgjedhjeve